kujtesa

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për një të ardhme të përbashkët

Publikuar më

Të rinjtë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor trashëguan nga e kaluara një diskurs armiqësor për fqinjët, i cili pengon aspiratat e tyre europiane. Është e rëndësishme t'u ofrojmë atyre mundësi për një kuptim të ndërsjellë dhe më të mirë të së kaluarës. Pjesëmarrësit e rinj do të përjetojnë shkëmbim kulturor përgjatë një takimi online 1-javor. Ata bashkëpunojnë në skuadra, ku secili shtet prezantohet me vendet e kujtesës, dëshmitë nga të mbijetuarit, intervistat me brezin e ri, takimet me ekspertë në fushat e medies, demokracisë, fesë, punësimit etj., Përfaqësues nga NGO të ndryshme dhe media u sigurojnë atyre një pasqyrë më të gjerë jo vetëm të së kaluarës, por edhe të zhvillimeve aktuale politike dhe shoqërore si dhe sfidave për të ardhmen në rajon. Projekti u mbështet nga Regional Youth Competition Office (RYCO) & United Nations Peacebuilding Fund dhe synonte të rrisë ndërgjegjësimin mbi pasojat e konflikteve të ndryshme ose regjimeve totalitare në rajon në të kaluarën, mësimin që kemi marrë prej tyre dhe kërcënimet e tyre në kohën e tashme.

Përmbledhje

11–14 shtator 2020: Trajnime për të rinjtë pjesëmarrës

Projekti nisi me një cikël trajnimesh për 24 të rinjtë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i trajnimeve ishte njohja më e mirë e të rinjve me fokusin e projektit si dhe aftësimin e tyre me tema që i shërbejnë rritjes së cilësisë së projektit, si intervistime, prezantimi online, kërkimi dhe mbledhja e informacioneve dhe puna në grup.

19–23 tetor 2020: Java online e shkëmbimit kulturor

19 tetor – Në ditën e parë të aktivitetit u shfaq dokumentari i prodhuar nga IDMC "Fëmijët e Diktaturës", i cili trajton fatin e katër personave që e kaluan fëmijërinë e tyre në burgjet dhe kampet e internimit të diktaturës. Ky dokumentar u shoqërua në një panel diskutimi me pyetje dhe komente nga të rinjtë dhe të ftuarit pjesëmarrës.

20 tetor – Të rinjtë nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina prezantuan materialet dhe reflektimet e tyre mbi periudhën e studiuar. Shqipëria solli në vëmendje periudhën e regjimit komunist, e cila shkaktoi mjaft kuriozitet dhe debat midis të rinjve. Ata u njohën me figura të personazheve që kundërshtuan fort regjimin e egër komunist si dhe me veprat makabre të diktaturës së kohës. Grupi nga Bosnjë-Hercegovina prezantoi personalitete dhe aspekte shoqërore të periudhave të ndryshme në të cilat shteti kishte kaluar.

21 tetor – Gjatë ditës së aktivitetit, të rinjtë nga Kosova dhe Republika e Malit të Zi paraqitën punimet e tyre kreative dhe pikëpamjet reflektive për të shkuarën të tashmen dhe të ardhmen e vendeve përkatëse. Ata diskutuan mbi konfliktet e viteve '90 dhe regjimin jugosllav, sollën versionin e tyre të historisë dhe hapën tema diskutimi që thyen stereotipet e krijuara tashmë.

22 tetor – Në ditën e katërt të projektit, të rinjtë nga shtetet e Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkëmbyen më të rinjtë e tjetër pjesëmarrjes materialet e tyre që ngjallën gjithashtu shumë interes dhe diskutim. Interesante ishte vizioni i të rinjve për të ardhmen e shteteve, që dëshmoi edhe ngjashmëritë në thelb midis vendeve.

23 tetor – Në këtë aktivitet përmbyllës u prezantua dokumentari prodhim i IDMC, "Kujtesa e një vendi që harroi të harronte". Një panel diskutimi me ekspertë të fushës dhe të rinjtë pjesëmarrës evidentoi gjithë problematikat që të rinjtë kanë në marrëdhënien e tyre me të shkuarën historike.

25 nëntor 2020: Konferenca përmbyllëse e projektit

Në kushtet e vështira të pandemisë globale u realizua konferenca hibride për përmbylljen e projektit. Disa të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova u bashkuan fizikisht në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër ishte e pranishme online. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën përshtypjet e tyre mbi eksperiencën në shërbimin kulturor e historik dhe faktin që ky projekt i ndihmoi të zbulonin gjëra të reja jo vetëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për vendin e tyre. Në mbyllje të projektit të gjitha materialet e grumbulluara u përpunuan në një revistë dedikuar periudhave totalitare që kanë ndikuar rajonin dhe pikëpamjen e të rinjve lidhur me to.