RESEARCH

Anketa: Reflektimi i periudhës komuniste në kurrikulën e historisë në Shqipëri

 

Viti: 2020

Përgatiti: Jonila Godole, Ada Huibregtse

Anketa vendos në fokus mësuesit e historisë si agjentët kryesorë të transmetimit të informacionit dhe të diskursit publik për regjimin komunist dhe pasojat e tij në jetën e individëve dhe shoqërisë në Shqipëri midis 1944 dhe 1991 nëpërmjet kurrikulës së historisë. Analiza e rezultateve të përftuara është eksploruese dhe synon të nxjerrë në pah perceptimet dhe vlerësimet e mësuesve të historisë lidhur me kurrikulën për periudhën komuniste në Shqipëri, mënyrat e zbatimit të kësaj kurrikule dhe njohuritë që mësuesit e historisë kanë lidhur me përmbajtjen, të cilën kanë marrë përsipër të zbatojnë.

Manual për aftësimin mediatik në shkollë

 

Viti: 2020

Përgatiti: Jonila Godole

Problematikat me medien digjitale dhe kontrollin e informacioneve janë sfiduese edhe për gazetarët dhe ekspertët me përvojë të medies, por në mënyrë të veçantë ato mbeten të tilla për të rinjtë që nuk kanë njohuri mbi mënyrën si funksionon media dhe informacioni. Në kohën kur kushdo futet në internet dhe përballet me vërshimin e informacioneve nga burime të shumëllojta, lipset një aftësim më efikas prej secilit nga ne në lidhje me mediet. Ky aftësim në epokën digjitale nënkupton para së gjithash aparatin tonë kritik për të seleksionuar materiale, për të diferencuar përmbajtje, kuptuar kontekste dhe për të dalluar dezinformimin dhe lajmet e rreme kur përballemi me të.

Studim: Liria e shprehjes nën kërcënim

 

Viti: 2019

Përgatiti: Erblin Vukaj

Ky studim synon të ofrojë një panoramë të abuzimit me lirinë e shprehjes në mediet online për vitin 2019. Analizimin e gjendjes së përgjithshme që kanë shoqëruar mediet, propozimet për ndryshime ligjore, rastet më problematike të lajmeve te rreme dhe nxjerrjen e disa rekomandimeve se si mund të minimizohen ato.

Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships

 

Viti: 2016

 

Anketë: Journalism Education in Albania

 

Viti: 2015

Përgatiti: Jonila Godole

Ky studim paraqet perceptimet e studentëve të gazetarisë në Shqipëri përpara se ata të punësohen në një redaksi. Të dhënat bazohen në një anketë të përpiluar në kuadrin e Anketës Ndërkombëtare për Studimet në Gazetari nëpër Botë. Studimi vë në dukje problemet kryesore që ndeshen në fushën e gazetarisë, sipas studentëve, dhe punët kërkimore që nevojiten të kryhen për t'i zgjidhur këto probleme. Anketa, e zhvilluar me 465 studentë në 2015-ën, u jep përgjigje pyetjeve se si e vlerësojnë studentët profesionin e gazetarit, rolin në shoqëri dhe praktikën e tyre në punë, dhe cilat janë disa nga rreziqet e mundshme me të cilat përballet gazetaria?

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2020 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube