Roli i medies në promovimin e vlerave të Bashkimit Europian

Uorkshopi për vlerat europiane u pasua me trajnimin "Roli i medies në promovimin e vlerave të Bashkimit Europian", ku të rinjtë patën mundësinë të trajnoheshin nga ekspertë të fushës si Prof. As. Dr. Bashkim Gjergji, profesor më përvojë i lëndëve "Hyrje në masmedie", "Etika e medies" dhe "Redaktimi", gazetari Erblin Vukaj dhe Dr. Jonila Godole, pedagoge e komunikimit politik në Universitetin e Tiranës.
Profesor Gjergji u shpreh se roli i medies është parësor në promovimin e vlerave europiane, në përhapjen e modeleve pozitive dhe në ushqimin e frymës tolerante për të respektuar ndryshimet mes nesh si rrugë për vazhdimin e dialogut mes individësh, por edhe me popujt fqinjë si proces njohjeje dhe bashkëjetese. Ai madje theksoi se media duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim duke iu përmbajtur motos së BE-së: të bashkuar në shumëllojshmëri!
"Për D. Wolton nëse bashkimi ekonomik ka ecur shpejt, ai politik në masë të konsiderueshme (institucionet e përbashkëta), por ai kulturor ka mbetur prapa. Në kushtet e 28 vendeve anëtare dhe vendeve kandidate ku në të gjitha fliten gjuhë të ndryshme, autori bën thirrje për shpëtimin e komunikimit si proces përbashkues."
Trajnimi për rolin e medies në promovimin e vlerave europiane u shërbeu të rinjve edhe si konsultime për karrierën që duan të krijojnë në të ardhmen. Të rinjtë u shprehën se pas trajnimit janë më të vetëdijshëm për rolin që media luan në informimin e qytetarëve për procese të ndryshme të zhvillimit demokratik të një vendi.
Në pyetësorët e vlerësimit për trajnimin ata u shprehën se do të donin të merrnin pjesë në trajnime të tjera si ky.
Organizator

Kontakt
Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail
Partner
