botime

Reflektimi i periudhës komuniste në kurrikulën e historisë në Shqipëri  

Publikuar më

Viti: 2020
Redaktorët shkencorë: Dr. Idrit Idrizi, Dr. Jonila Godole

Për lexim
Për lexim

Konferenca ndërkombëtare mbi zhvillimin e kurrikulës nga viti 1991 deri më sot, që u mbajt më 14 shkurt 2020, paraqiti një panoramë të përgjithshme se ku ndodhet kurrikula sot, por edhe do të nxiste debat se çfarë mund të bëhet më mirë dhe cilat mbeten sfidat për të ardhmen. A duhet të shpjegohet historia e orientuar drejt konceptit apo kronologjisë? Si të inkuadrohet multiperspektivita, debatet kontroverse mes nxënësve në orën e mësimit? Pjesa e dytë e librit trajton diktaturën komuniste në orën e mësimit. Nga ana tjetër, të dhënat e sondazhit të organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Historisë dhe IDMC me mësues historie nga e gjithë Shqipëria, të cilat mund t'i gjeni në pjesën e tretë të këtij botimi, tregojnë se një e katërta e mësuesve të historisë nuk qenë në gjendje të identifikojnë datat më të rëndësishme të qëndresës antikomuniste.