RAPORTE

Raport vjetor 2016

 

Puna e IDMC gjatë vitit 2016 shënoi suksese të reja dhe thelloi punën e nisur për ballafaqimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe rinisë shqiptare mbi diktaturën komuniste dhe pasojat e saj, të dukshme edhe sot e kësaj dite. Vendosja e marrëdhënieve me shoqatën e mësuesve të historisë bëri që shumë mësues të ndërmerrnin me mbështetjen e Institutit projekte të ndryshme ekstrakurrikulare për kujtesën. Pjesëmarrja e të rinjve në konkursin multimedial "Pyet gjyshërit 2016!" ishte e madhe dhe rriti ndjeshëm reputacionin e Institutit. Aktiviteti njëjavor "Ditët e Kujtesës 2016" ofroi për aktorët që veprojnë në fushën e kujtesës një mundësi të re për të prezantuar punën e tyre.

Përballjen me regjimin komunist ne e shohim si një detyrë që nuk duhet të mbyllet brenda kufijve të Shqipërisë. IDMC bashkëpunon me një sërë institucionesh ndërkombëtare në Europën Qendrore dhe Lindore, dhe është pjesë e dy platformave të rëndësishme europiane të kujtesës ku i jepet mundësia të prezantojë aktivitetet e saj para një publiku të gjerë ndërkombëtar.

Raport vjetor 2015

 

Në vitin e parë të themelimit dhe aktivitetit të tij, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) numëron para jush një sërë suksesesh. Mbi 22 aktivitete, rreth 1.200 të rinj pjesëmarrës dhe rreth 50 moderatorë e trajnues patën mundësi të shkëmbenin përvojë dhe mësonin nga njëri-tjetri. Të gjitha këto do të kishin qenë të pamundura pa ndihmën e dashamirësve të Institutit. Mirënjohje e veçantë për Fondacionin gjerman Konrad-Adenauer që mbështet aktivitetet tona, si partneri kryesor dhe institucional i IDMC në vend.

Sfidat e IDMC për vitin 2016 e në vazhdim do të jenë thellimi dhe gjetja e rrugëve të reja për të frymëzuar të rinjtë shqiptarë për rolin e tyre të rëndësishëm në vendimmarrjen politike. Por edhe për krijimin e një fryme të re debati mbi të shkuarën diktatoriale dhe të tashmen ende problematike në Shqipëri. Sepse siç thoshte edhe moto e konkursit kreativ për të rinjtë që u zhvillua gjatë vitit 2015, "për të krijuar një të ardhme më të mirë duhet të mësosh nga gabimet e të shkuarës".

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube