raporte

Raport vjetor 2016  

Publikuar më

Puna e IDMC gjatë vitit 2016 shënoi suksese të reja dhe thelloi punën e nisur për ballafaqimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe rinisë shqiptare mbi diktaturën komuniste dhe pasojat e saj, të dukshme edhe sot e kësaj dite. Vendosja e marrëdhënieve me shoqatën e mësuesve të historisë bëri që shumë mësues të ndërmerrnin me mbështetjen e Institutit projekte të ndryshme ekstrakurrikulare për kujtesën. Pjesëmarrja e të rinjve në konkursin multimedial "Pyet gjyshërit 2016" ishte e madhe dhe rriti ndjeshëm reputacionin e Institutit. Aktiviteti njëjavor "Ditët e Kujtesës 2016" ofroi për aktorët që veprojnë në fushën e kujtesës një mundësi të re për të prezantuar punën e tyre.

Përballjen me regjimin komunist ne e shohim si një detyrë që nuk duhet të mbyllet brenda kufijve të Shqipërisë. IDMC bashkëpunon me një sërë institucionesh ndërkombëtare në Europën Qendrore dhe Lindore, dhe është pjesë e dy platformave të rëndësishme europiane të kujtesës ku i jepet mundësia të prezantojë aktivitetet e saj para një publiku të gjerë ndërkombëtar.

Për lexim
Për lexim