THIRRJE PËR TRAJNIM

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

organizon trajnimin

POLITIKA PUBLIKE DHE QEVERISJA

me qëllim përmirësimin e kuptimit, dijeve dhe aftësive politike të të rinjve.

Trajnimi do të ofrohet në tri qytete, sipas kalendarit të mëposhtëm:

  • Tiranë, 11 mars 2016

          Afati i aplikimit: 01 mars 2016

          Data e përzgjedhjes: 03‒05 mars 2016

 

  • Shkodër, 16 prill 2016

          Afati i aplikimit: 01 prill 2016

          Data e përzgjedhjes: 07 prill 2016

 

  • Vlorë, 13 maj 2016

          Afati i aplikimit: 01 maj 2016

          Data e përzgjedhjes: 07 maj 2016

 

Trajnimi do të zgjasë një ditë të plotë, i ndarë në dy pjesë:

  • Në pjesën e parë do të ofrohen njohuri dhe shpjegime teorike rreth politikave publike dhe qeverisjes. Të rinjtë do të aftësohen në studimin e këtyre temave në njohjen e politikës nga një specialist i fushës.
  • Pjesa e dytë do të përqendrohet në zbatimin e njohurive teorike në raste dhe shembuj konkretë. Pjesëmarrësit do të analizojnë, diskutojnë dhe vendosin për politika të caktuara publike përmes ushtrimeve dhe rasteve studimore, duke punuar në grupe.

 

Kriteret e pjesëmarrjes

  • Mosha 20‒30 vjeç
  • Njohuri fillestare rreth politikave publike dhe lidershipit
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në grup
  • Mundësi për të ndjekur trajnimin e plotë, gjatë gjithë ditës

 

 

Trajnimi ofrohet në gjuhën shqipe dhe pa pagesë.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

 

Të rinjtë e interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim duhet të dërgojnë CV dhe një letër të shkurtër motivimi (max. 300 fjalë), në adresën office@idmc.al.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube