NJOFTIME PËR SHTYP

IDMC dhe Fondacioni Konrad Adenauer lançojnë projektin: Unë Dëshmoj

10 tetor 2017

IDMC me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) ka lançuar projektin më të ri "UNË DËSHMOJ". Në kuadër të këtij projekti kemi nisur publikimin e ciklit të intervistave me dëshmitarë të kohës së diktaturës. Këto intervista IDMC i ka nisur në fillim të vitit 2017 dhe deri në fund të këtij viti do publikojë 11 prej tyre.

Një minutë heshtje për gratë e ekzekutuara, të vrara, të burgosura, të torturuara dhe të persekutuara gjatë komunizmit

8 mars 2017

Platforma dëshiron të sjellë në vëmendje të publikut brutalitetin e regjimit komunist ndaj grave, të cilat për arsye politike u ekzekutuan me apo pa gjyq, u vranë në përpjekje për t'u arratisur nga Perdja e Hekurt, u mbyllën në burgje dhe kampe internimi, ku shumë prej tyre humbën jetën dhe u persekutuan në mënyra të ndryshme.

Një dokumentar për kujtesën: "Fëmijët e diktaturës"

20 shkurt 2017

Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" është prodhuar nga IDMC me regji të Besnik Bishës. Filmi ka në qendër fatin e katër personave në mosha të ndryshme që lindën dhe kaluan fëmijërinë e tyre në burgje apo vende të internimit: Simon Mirakaj, Alma Liço, Ritvana Mena dhe Lurian Mena.

Në "Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit", më 27 janar, u organizua aktiviteti njëditor "Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të Kryqëzuara", pjesa e parë e të cilit ishte konceptuar si konferencë shkencore dhe pjesa e dytë si workshop me të rinjtë. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë në kuadër të projektit ndërkombëtar REMSHOA.

Konferencë dhe Workshop: Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të Kryqëzuara

27 janar 2017

Shpallja e fituesve të konkursit kreativ Pyet Gjyshërit

27 tetor 2016

IDMC organizoi ceremoninë e shpalljes së fituesve të konkursit Pyet Gjyshërit, konkurs ky që u ofroi të rinjve shqiptarë mundësinë të flasin përmes mjeteve kreative, duke ndarë jo vetëm histori, përvoja, përjetime familjare, por edhe përballjen midis brezave për të njohur aspektet e ndryshme të jetës gjatë diktaturës shqiptare.

Ceremonia e hapjes së aktivitetit Ditët e kujtesës

24 tetor 2016

IDMC dhe fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë çelën më 24 tetor siparin e aktiviteteve në kuadër të Ditëve të kujtesës. Gjatë fjalës hyrëse në ceremoninë e mbajtur pranë Hotel Rogner, Jonila Godole, drejtoreshë ekzekutive e IDMC, vlerësoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla për të mbajtur gjallë kujtesën.

Dr. Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDMC, nderohet me Diplomën e Mirënjohjes

25 qershor 2016

Siç vihet në dukje edhe nga motivimi kryesor i Diplomës së Mirënjohjes, IDMC e veçanërisht Dr. Godole kanë dhënë ndihmesë në njohjen e krimeve të kryera kundër popullit shqiptar gjatë periudhës së komunizmit dhe kanë rritur ndërgjegjen e brezit të ri mbi kohërat e vështira që ka kaluar vendi i tyre.

IDMC në diskutimin: Media dhe procesi i ballafaqimit me të shkuarën në Europën Lindore

8 qershor 2016

Sipas Institutit për Historinë e Europës Lindore, mediat luajnë një rol kyç në procesimin e diktaturave dhe të luftërave. Ato mund të japin një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e stereotipave dhe në promovimin e ndryshimit të ndërgjegjes, apo të pengojnë procesin e ballafaqimit në mënyra të ndryshme.

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, që do të mbahet në Tiranë në datat 29 deri më 31 Tetor 2015, do të sjellë pranë lexuesve shqiptarë shkrimtarë nga Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

Festivali ndërkombëtar i letërsisë ‒ Letërsi në Tranzit

29 tetor 2015

Konkursi kreativ për të rinj Born in the '90s: Explore the Past, Create the Future, i cili u shpall në fillim të muajit qershor kurorëzoi sot me sukses dhjetë fitues në kategoritë ese dhe letërsi, multimedia dhe arte figurative.

Shpallen fituesit e konkursit kreativ "Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future!"

22 tetor 2015

Konkursi kreativ Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future. Konkursi kryhet në kuadër të 25-vjetorit të ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Shpallja e konkursit kreativ "Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future!"

9 qershor 2015

Hildigund Neubert është eksperte me një përvojë mbi tridhjetë vjeçare për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit në Gjermaninë Lindore, të cilën pati mundësinë ta sillte para publikut dhe politikanëve të lartë shqiptarë me rastin e vizitës së saj të punës më 17‒18 mars 2015.

Vizitë e zonjës Hildigund Neubert, zëvendëspresidente e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS)

17 mars 2015

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube