Thirrje për NJË minutë heshtje për gratë e ekzekutuara, të vrara,
të burgosura, të torturuara dhe të persekutuara gjatë komunizmit

Tiranë, 8 mars 2017Tiranë / Pragë / Talin / Riga / Vilnius / Varshavë / Berlin / Dresden / Bratislavë / Ljubljanë /Bukuresht / Kiev / 8 Mars 2017
Më 8 mars, ditën e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Platformën Europiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim, bëjnë thirrje për një minutë heshtje në orën 12:00, në përkujtim të miliona grave, viktima të diktaturës komuniste në Europën Lindore dhe Qendrore.

Dita ndërkombëtare e gruas, iniciuar nga lëvizja punëtore në SHBA në fillim të shekullit të 20-të, u përdor nga diktaturat komuniste në Europë si një festë ideologjike me karafila të kuq, pije e ëmbëlsira.

Platforma dëshiron të sjellë në vëmendje të publikut brutalitetin e regjimit komunist ndaj grave, të cilat për arsye politike u ekzekutuan me apo pa gjyq, u vranë në përpjekje për t'u arratisur nga Perdja e Hekurt, u mbyllën në burgje dhe kampe internimi, ku shumë prej tyre humbën jetën, u torturuan, iu mohua dinjiteti dhe u persekutuan në mënyra të ndryshme. Edhe pas rënies së regjimit, gratë e mbijetuara nga persekutimi komunist e kanë pasur më të vështirë se burrat të flisnin për traumat që vuajtën.

Prandaj, Platforma Europiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë një minutë heshtje më 8 Mars 2017, ora 12:00, në mesditë për të njohur dhe përkujtuar miliona gra të panumërta që iu shtypën të drejtat themelore të njeriut gjatë komunizmit.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube