ngritje e kapaciteteve

"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Tiranë II

Publikuar më

Drejtuesja e IDMC, Jonila Godole, ishte e ftuar në "New York Schools" për të prezantuar për nxënës dhe mësues të shkollës botimin më të fundit të IDMC në bashkëpunim me PEMC "Të mos harrojmë".

Pas prezantimit të historive jetësore të përfshira në libër, Dr. Godole së bashku me nxënësit dhe mësuesit diskutuan për pasojat e të kaluarës komuniste në shoqërinë shqiptare, mbi format e ndryshme të propagandës dhe represionit, por edhe për fenomenet aktuale.

Në përfundim të aktivitetit, drejtuesja e "New York Schools", Lidra Meidani, dha një certifikatë mirënjohje me motivacionin "për kontributin e dhënë të Dr. Godole për edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi forcën buruese të fjalës dhe nxitjes të kulturës historike, si pikëtakimi më domethënës i gjurmimit të vlerave".

Falënderojmë "New York Schools" dhe mësuesen e historisë, Anila Beshaj, për organizimin e aktivitetit.