ngritje e kapaciteteve

"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Shkodër I

Publikuar më

Në kuadër të promovimit të librit "Të mos harrojmë", me histori njerëzore persekutimi nga regjime totalitare në Europë, përfshirë këtu edhe historinë e familjes shkodrane të Viktor Martinit, IDMC zhvilloi një diskutim të hapur me mësueset e rrethit Shkodër.

"Të mos harrojmë: Kujtesa e totalitarizmit në Europë" është një libër për nxënësit e shkollave të mesme europiane. Synimi është edukimi i brezit të ri për të kaluarën tragjike të Europës dhe rëndësinë që kanë të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe shoqëritë demokratike.

Botimi i këtij libri në shqip është menduar si një tekst ndihmues për mësuesit e historisë në trajtimin e regjimeve totalitare dhe mënyrën se si ato e kanë dëmtuar shoqërinë.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për rishikimin e kurrikulës mësimore, si një ndër pikat e peticionit të organizuar nga IDMC dhe kërkesën e propozuar për t'u krijuar një grup pune i përbërë nga juristë, studiues, historianë dhe ekspertë të tjerë, për t'i dhënë Ministrisë së Arsimit propozime konkrete. Kjo do të garantonte që brezi i ri të jetë më i informuar mbi historinë e diktaturës dhe më i ndërgjegjshëm për vlerat e sistemit demokratik.