(Mos)rehabilitimi i ish-të përndjekurve politikë: Në procesin e drejtësisë tranzicionale (1991–2018)

Viti: 2019
Autorët: Erblin Vukaj
Redaktore shkencore: Dr. Jonila Godole

Kanë kaluar 28 vite nga rrëzimi i diktaturës në Shqipëri dhe shumë pak është bërë deri më sot për rehabilitimin e ish të përndjekurve, viktima të persekutimit të regjimit komunist. Sipas Konventës së OKB kundër torturës dhe trajtimeve ose dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese "rehabilitimi i viktimave duhet të synojë të rivendosë, për aq sa është e mundur, pavarësinë, aftësinë fizike, mendore, sociale dhe profesionale si dhe përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri". Në studimin "(Mos)rehabilitimi i ish-të përndjekurve politikë", procesi i rehabilitimit do të kufizohet në shpërblimin dhe kompensimin financiar për viktimat, bazuar në kuadrin ligjor në Shqipëri për këtë proces në periudhën kohore 1991–2018.