Ditët e Kujtesës 2017

16‒23 NËNTOR 2017, TIRANË

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në datat 16 deri më 23 nëntor 2017, te Muzeu Historik Kombëtar, në Tiranë, do të mbahet edicioni i 2-të i aktivitetit DITËT E KUJTESËS, me moton e njohur tashmë "Kujtesa si mision". Qëllimi i këtij aktiviteti është mundësimi i dialogut shoqëror për ballafaqimin me të shkuarën diktatoriale në Shqipëri. Organizimi i DITËVE TË KUJTESËS edhe këtë vit vjen si projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS).

Aktivitetet e këtij viti do të jenë të larmishme, ndër të tjera:

 

  1. Konferenca ndërkombëtare "Mes Apatisë dhe Nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private për komunizmin në Shqipërinë e sotme" në datat 17‒18 nëntor, programin e plotë të së cilës e gjeni këtu:
  2. Vizitë studimore në vendet e kujtesës, më 19 nëntor
  3. Simpoziumi me titull: "Ligj dhe Drejtësi", më 20 nëntor
  4. Promovime veprash shkencore mbi diktaturën, më 21 nëntor
  5. Lexim publik i dosjes së Musine Kokalarit, më 21 nëntor
  6. Forumin mbi "Historinë Gojore", më 22 nëntor, më 22 nëntor
  7. Ndarja e çmimeve të konkursit "Pyet Gjyshërit 2", më 23 nëntor
  8. Ekspozita "Propaganda në diktaturë" do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë "Ditëve të Kujtesës"

 

Informacione për aktivitetet në kuadër të "Ditëve të Kujtesës":

16 NËN.

17

18

19

20

21

22

23

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube