botime

Mes apatisë dhe nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private e komunizmit në Shqipërinë e sotme  

Publikuar më

Viti: 2019
Redaktorët shkencorë: Dr. Jonila Godole, Dr. Idrit Idrizi

Për lexim
Për lexim

Në përgjithësi dallohet një mungesë e theksuar ndërgjegjësimi për kompleksitetin e fenomeneve të përjetimit dhe kujtimit të komunizmit. Në shkencën shqiptare, debatet në këtë fushë dhe mbi problemet teoriko-metodologjike në hulumtimin e komunizmit dhe kujtesës së tij janë inekzistente. Kujtimet ose janë injoruar si burim historik ose janë trajtuar si burimet më autentike. Sidoqoftë, vëllimi "Mes apatisë dhe nostalgjisë", duke prezantuar punimet e një konference shkencore ndërkombëtare kushtuar specifikisht kujtesës së komunizmit shqiptar, synon të ofrojë sadopak një kontribut në këtë fushë dhe të shërbejë si impuls për rritjen e interesit në shkencën dhe shoqërinë shqiptare ndaj hulumtimit dhe diskutimit të kujtesës së të shkuarës në diktaturë.