liria e shtypit

"Liria e shtypit nën kërcënim", trajnim me nxënësit e shkollave të mesme

Publikuar më

Përhapja e "fake news" dhe keqinformimi po shndërrohet në kërcënim për lirinë e shtypit dhe vetë demokracinë në epokën e Internetit. Kjo i çon qytetarët që të kenë më pak besim te organizatat, politikanët dhe media – ndërkohë që besimi është thelbësor për demokracinë përfaqësuese.

Gjithashtu, përmes përdorimit të "fake news" krijohen keqkuptime të gabuara të informacionit për jetën në komunitet dhe në shoqëri. Në vende si Shqipëria, ku media ende vuan nga mungesa e lirisë editoriale dhe censurimin e fortë, pasojat janë edhe më të mëdha.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë njofton mbi përfundimin e serisë së dytë të seminareve mbi "Lirinë e medies nën kërcënim" organizuar në: Gjimnazin "Havzi Nela", Kukës; Gjimnazi "Ismail Qemali", Tiranë; Gjimnazi "Elite" (shkollë jopublike), Vlorë; Gjimnazi "Drita e Dijes" (shkollë jopublike), Berat.

116 nxënës e nxënëse u trajnuan mbi zhvillimin e kompetencës së shkrimit dhe leximit të medies përmes punës praktike dhe hulumtimit të medieve në internet. Konkretisht, trajnimet synonin të nxisnin diskutimin rreth lajmeve të rreme, përhapjes, problematikës dhe kërcënimit, që sjell mos-raportimi i saktë sjell për lirinë e shprehjes.

Këto seminare u zhvilluan në kuadër të projektit "Liria e shprehjes nën kërcënim" të financuar nga Fondi Kanadez për Iniciativat Vendore (Canadian Fund for Local Initiatives).

Projekti vazhdon me përgatitjen e një studimi mbi lirinë e medies në Shqipëri dhe të një Manuali për mësues e nxënës mbi shkrimin dhe leximin e medies.