komunizmi përmes dokumenteve

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" në Tiranë IV

Publikuar më

IDMC çeli serinë e workshop-eve me mësuesit e historisë për vitin 2019. Aktiviteti u hap nga Matilda Karçanaj, koordinatorja e programit të IDMC, e cila vuri theksin te rëndësia e përdorimit të materialeve arkivore shoqëruar me udhëzues pedagogjik në orën e mësimit, për ti bërë këto materiale dhe kontekstin e tyre të kuptueshëm për nxënësit. Më pas, Dr. Idrit Idrizi, trajner i workshop-it dhe njëkohësisht historian, prezantoi workshop-in dhe udhëzoi mësuesit sesi ti qasemi komunizmit përmes përdorimit të dokumenteve arkivore. Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte kurrikulës foli për mbulimin që i bëhet në ditët e sotme periudhës së komunizmit në tekstet shkollore dhe nevojën për burime të tjera alternative siç janë dhe manualet pedagogjike "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 1 & 2".

Në këtë workshop, përgjatë dy ditëve, mësuesit e përzgjedhur në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë dhanë një kontribut të rëndësishëm në përzgjedhjen e dokumenteve arkivore, të periudhës 1960–1970, për botimin e tretë të manualit pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore". Në fund të workshop-it mësuesit plotësuan formularët e vlerësimit për workshop-in dhe u pajisën me certifikatat për kontributin e dhënë në workshop.

Informacion rreth trajnerëve

  • Dr. Idrit Idrizi është studiues, asistent shkencor Post-Doc në Universitetin e Vjenës (programi: Post-Doc-Track). Ka studiuar histori dhe të drejtat e njeriut (shkëlqyeshëm) dhe është doktoruar në histori (shkëlqyeshëm) në Universitetin e Vjenës. Fusha e hulumtimit: Komunizmi dhe kujtesa mbi komunizmin në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.
  • Fatmiroshe Xhemalaj është eksperte në histori dhe Ambasadore e EUROCLIO. Ajo është një nga themelueset e HTA (ALBAN) dhe ish-Presidente e HTA. Ajo ka qenë Sekretare e Komisionit Shkencor të Historisë dhe Gjeografisë pranë MOA-ALBANIA për aprovimin e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë si edhe Sekretare e Komisionit të Historisë për rishikimin e teksteve të historisë në Shqipëri dhe Greqi.

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, koordinatore projekti | E-mail

Partner

Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë