komunizmi përmes dokumenteve

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" në Tiranë III

Publikuar më

IDMC organizoi aktivitetin e fundit nga seria e workshop-eve me mësuesit e historisë. Ky workshop u fokusua te analiza dhe diskutimi i dokumenteve arkivore për jetën e përditshme në komunizëm në vitet 1970–1980, për të sjellë volumin e dytë të manualit pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore".

Workshop-i u hap nga koordinatorja e projekteve të IDMC, Matilda Karçanaj, dhe trajneri i workshop-it, Dr. Idrit Idrizi. Karçanaj prezantoi për pjesëmarrësit punën e IDMC dhe foli për rëndësinë për t'i njohur të rinjtë me periudhën e vështirë të diktaturës shqiptare. Dr. Idrizi prezantoi strukturën e workshop-it dhe foli për rëndësinë e përdorimit të dokumenteve arkivore në njohjen e historisë.

Pjesëmarrësit u ftuan në një diskutim mbi qasjen ndaj komunizmit dhe dokumenteve arkivore, moderuar nga Dr. Idrizi. Ky diskutim u ndoq me diskutimin për artikullin "Puna arkivore reflektuese" e historianit gjerman, Prof. Dr. Klaus Gestwa. Ndër të tjera ata diskutuan për mënyrat e ndryshme të leximit të dokumenteve arkivore. Ata ranë dakord se dokumentet arkivore duhen lexuar në mënyrë që t'ju japim mundësinë të flasin dhe se puna e historianëve është përkthimi i dokumenteve arkivore për lexuesin.

Në ditën e dytë, mësuesit nën drejtimin e Dr. Idrizit analizuan në grupe dokumentet arkivore që do të përdoren për publikimin e volumit të dytë të manualit pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore". Ata punuan të ndarë në tri grupe për formulimin e pyetjeve kryesore dhe përkufizimin e koncepteve bazë. Pas punës në grupe, një përfaqësues nga secili grup prezantoi gjetjet e punës në grup për pjesëmarrësit e tjerë. Në fund të trajnimit mësuesit plotësuan formularët e vlerësimit për workshop-in dhe u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.

Informacion rreth trajnerëve

  • Dr. Idrit Idrizi është studiues, asistent shkencor Post-Doc në Universitetin e Vjenës (programi: Post-Doc-Track). Ka studiuar histori dhe të drejtat e njeriut (shkëlqyeshëm) dhe është doktoruar në histori (shkëlqyeshëm) në Universitetin e Vjenës. Fusha e hulumtimit: Komunizmi dhe kujtesa mbi komunizmin në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.
  • Fatmiroshe Xhemalaj është eksperte në histori dhe Ambasadore e EUROCLIO. Ajo është një nga themelueset e HTA (ALBAN) dhe ish-Presidente e HTA. Ajo ka qenë Sekretare e Komisionit Shkencor të Historisë dhe Gjeografisë pranë MOA-ALBANIA për aprovimin e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë si edhe Sekretare e Komisionit të Historisë për rishikimin e teksteve të historisë në Shqipëri dhe Greqi.

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, koordinatore projekti | E-mail

Partner

Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë