komunizmi përmes dokumenteve

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" në Shkodër

Publikuar më

IDMC në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë organizuan në Shkodër trajnimin e tretë të mësuesve të historisë për përdorimin në orën e mësimit të librit "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" ku pasqyrohet represioni në periudhën e vetizolimit (gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980).

Edhe ky trajnim, sikurse trajnimet e mëparshme, u zhvillua në formën e tre workshop-eve paralele. Grupet punuan duke u mbështetur në dokumente konkrete arkivore të ilustruara në libër. Me anë të këtyre trajnimeve IDMC synon t'i ndihmojë mësuesit të ndërtojnë një orë mësimore përmes përdorimit të dokumenteve historike me metoda të të mësuarit interaktiv në klasë. Të mësuarit e të kuptuarit e historisë në shkollë bëhet më kuptimplotë nëse nxënësit dhe mësuesit përdorin në klasë burime historike të përshtatshme për moshën e nxënësit.

Në fund të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.

Workshop-i në Shkodër shënoi mbylljen e ciklit të trajnimeve për vëllimin e parë të librit "Komunzimi përmes dokumenteve arkivore". Sidoqoftë, ky workshop nuk shënon workshop-in e fundit me mësues për këtë vit. IDMC do të organizojë një workshop tjetër në qershor me mësues dhe ekspertë histore, për të diskutuar strukturën e vëllimit të dytë të librit "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore".

Informacion rreth trajnerëve

  • Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë, Ambasadore e EUROCLIO në Shqipëri
  • Vosjava Kumbulla, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
  • Gentian Dedja, mësues historie në gjimnazin "Dhaskal Todri", Elbasan

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, koordinatore projekti | E-mail

Partner

Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë