botime

Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2: Jeta e përditshme në periudhën e vetizolimit  

Publikuar më

Viti: 2018
Redaktorët: Dr. Idrit Idrizi, Dr. Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj

Për lexim
Për lexim

Cikli i botimeve të dokumenteve arkivore si materiale pedagogjike për mësues dhe nxënës ka për qëllim njohjen e mekanizmave se si ka funksionuar diktatura, në mënyrë që ajo të mos mbetet një nocion abstrakt. Në mënyrë që të jenë të përdorshme edhe në orën e mësimit, materialet që janë përzgjedhur janë shoqëruar me një aparat pedagogjik ku nxënësit dhe mësuesit kanë mundësi të shpjegojnë, debatojnë, shprehin opinione dhe të mbajnë qëndrime në mënyrë kritike, për t'u përgatitur si qytetarë të një shoqërie demokratike

Për vëllimin e dytë të kësaj serie për mësuesit kemi përzgjedhur dokumente që nxjerrin në pah elemente të jetës së përditshme nën regjimin komunist kryesisht në vitet 1970–1980 përmes shembujve konkretë për ta bërë më të lehtë kuptimin e kohës kur ato ndodhën. Botimi është i pajisur me fjalorth të termave dhe një sërë dokumentesh që janë përdorur si burime. Një pjesë e këtyre termave janë përpunuar në mënyrë kreative në videot e animuara me titull "Terminologu komunist" si pjesë e Observatorit të Kujtesës dhe mund të konsultohen në çdo kohë nga të interesuarit. Ne shpresojmë që oferta jonë pedagogjike "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" të shërbejë si një burim frymëzues për mësuesit dhe nxënësit dhe një platformë pune e përbashkët mbi temën e diktaturës në Shqipëri.