Dr. Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDMC, nderohet me Diplomën e Mirënjohjes

Shkodër, 25 qershor 2016 — Dr. Jonila Godoles, drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, iu akordua sot Diploma e Mirënjohjes për punën dhe kontributin e saj në "memorjen historike" nga Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës. Shoqata e mori vendimin më datë 30 maj 2016, pas pjesëmarrjes në aktivitetin dyditor me titull Letërsia si vend kujtese që IDMC zhvilloi më 19‒20 maj në Kishën Françeskane në Shkodër.

IDMC ka organizuar disa aktivitete në Shkodër dhe qytete të tjera të Shqipërisë të cilat i janë kushtuar edukimit qytetar të të rinjve dhe çështjes së trajtimit të së shkuarës diktatoriale në vend. Siç vihet në dukje edhe nga motivimi kryesor i Diplomës së Mirënjohjes, IDMC e veçanërisht Dr. Godole kanë dhënë ndihmesë në njohjen e krimeve të kryera kundër popullit shqiptar gjatë periudhës së komunizmit dhe kanë rritur ndërgjegjen e brezit të ri mbi kohërat e vështira që ka kaluar vendi i tyre.

Në fjalimin e saj, Dr. Godole u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të flasin më hapur me familjen dhe t'i ndajnë historitë e tyre me të rinjtë. IDMC së fundmi ka shpallur konkursin kombëtar Pyet Gjyshërit, duke ftuar çdo të re/i shqiptar për të aplikuar deri në datën 18 shtator 2016.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube