TEMAT E KONFERENCËS

 

Konferenca do të fokusohet në këto tema:

  • Roli i medias në të shkuarën
  • Kultura gazetareske në të shkuarën dhe në të tashmen
  • Tema të kujtesës kolektive, perspektivat dhe zhanret në media
  • Tipat e tregut të medias dhe ndërtimi i kujtesës kolektive
  • Kujtesa kolektive e periudhave të tjera nëpërmjet lenteve të përvojës komuniste
  • Praktikat gazetareske në prodhimin dhe riprodhimin e kujtesës kolektive
  • Roli i producentëve të medias në ndërtimin e kujtesës kolektive
  • Roli i teknologjisë së medias në arkivimin e kujtesës kolektive
  • Kujtesa kolektive te dokumentarët (TV)
  • Rrjetet sociale dhe kujtesa kolektive
  • Mediat e kujtesës: Letërsia
  • Media (e reja) të kujtesës
  • Tema të tjera që nuk janë përmendur, por që kanë të bëjnë me konferencën, janë të mirëpritura

Call for Papers

 

Media luan një rol kyç në kujtesën kolektive të një vendi përmes mënyrës se si raporton mbi figura dhe ngjarje të ndryshme historike. Gjatë diktaturës, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, media dhe gazetaria shqiptare ishin pjesë e aparatit propagandues të regjimit. Transformimi i tyre në një media të pavarur e demokratike në fillim të viteve '90 s'ka qenë i lehtë. Kanë kaluar 25 vjet nga rënia e regjimit stalinist në Shqipëri dhe është koha të ekzaminojmë rolin që media dhe gazetaria shqiptare ka luajtur në reflektimin shoqëror në të kaluarën e vendit gjatë kësaj periudhe.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri synon me anë të një konference ndërkombëtare, të mbledhë së bashku studiues të medias dhe komunikimit kulturor, të cilët mund të paraqesin studimet e tyre dhe të diskutojnë mbi qëndrimin e medias ndaj të kaluarës së Shqipërisë, duke pasur si fokus të veçantë regjimin e mëparshëm totalitar.

Në mënyrë që eksperienca shqiptare të vendoset në një kontekst krahasimor, ftohen të marrin pjesë edhe studiues ndërkombëtarë me interes akademik mbi studimet e kujtesës në përgjithësi, dhe veçanërisht në vendet e Europës Qendrore e Lindore që kanë kaluar procese të ngjashme tranzicioni.

Qëllimi i kësaj konference është të promovojë studimet dhe gjetjet për kërkime inovative me anë të kontributeve teorike dhe empirike në këtë fushë.

FOLËSIT KRYESORË

 

Prof. PETER GROSS

Shkolla e Gazetarisë dhe Medias Elektronike

Universiteti i Tenesit

SHBA

Peter Gross është drejtor dhe profesor i Shkollës së Gazetarisë & Medias Elektronike në Universitetin e Tenesit. I specializuar për komunikim ndërkombëtar, e filloi detyrën si drejtor i Shkollës së Gazetarisë dhe Medias Elektronike në 1 gusht 2006. Si njohës i disa gjuhëve, Gross ka udhëtuar, ka punuar dhe ka shkruar për Europën Perëndimore dhe Lindore/Qendrore, në disa vende të ish-republikave sovjetike (Bjellorusi, Moldavi, Taxhikistan), Tajvan, Indi, Kinë dhe Kubë.

UDHËZIME PËR PJESËMARRJEN

 

Studiues dhe studentë të diplomuar, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këtë konferencë, janë të ftuar të paraqesin një propozim (abstrakt) rreth 300 fjalë në anglisht ose shqip dhe anglisht në adresat jonila.godole@idmc.al dhe sonila.danaj@jyu.fi jo më vonë se data 30 shtator 2015. Kandidatët e pranuar do të informohen më 5 tetor 2015.

Prezantimet poster janë gjithashtu të mirëpritura. Në qoftë se dëshironi të paraqisni një poster, ju lutemi dërgoni një abstrakt prej 150 fjalësh në anglisht ose shqip dhe anglisht në jonila.godole@idmc.al dhe sonila.danaj@jyu.fi jo më vonë se 30 shtator 2015.

Kandidatët e pranuar do të informohen më 5 tetor 2015.

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë vetëm një letër si autor ose si bashkautor. Çdo autor mund të dërgojë maksimalisht dy propozime, një si autor dhe një si bashkautor. Një numër i zgjedhur punimesh të plota do të publikohet.

Konferenca do të mbahet në shqip dhe anglisht.

 

Vendndodhja e Konferencës: Tirana International Hotel.

programI

 

E hënë, 9 nëntor

Mbërritja e pjesëmarrësve

  • 16:30   Nisja e regjistrimeve
  • 17:00   Seanca hyrëse | Fjalët përshëndetëse
                Jonila Godole, Drejtore ekzekutive e IDMC
                Robert Wilton, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri
                Odeta Barbullushi, Zv. Ministre e Punëve të Jashtme
  • 17:30–18:15   Referimi kryesor
                Prof. Dr. Peter Gross, Universiteti i Tenesit, SHBA
  • 18:15–19:00   Seanca plenare: Gazetarët flasin mbi trajtimin e të shkuarës komuniste • Moderator: Sonila Danaj
                Diskutim
  • 19.30   Koktej

 

E martë, 10 nëntor

  • 08:30   Regjistrimi i pjesëmarrësve
  • 09:00–10:15   Seanca e parë: Roli i medias në ndërtimin e kujtesës përmes kohës • Moderator: Dr. Lori E. Amy, Universiteti i Xhorxhias së Jugut
  • Llojet e mediave dhe ndërtimi i kujtesës kolektive: Media në vitet 1921‒1924 dhe roli i saj në kujtesën e historisë së Shqipërisë
    Dr. Iris Luarasi, Universiteti i Tiranës
  • Të kuptuarit e medias shqiptare përmes statusit të gazetarit gjatë periudhës komuniste
    Dr. Ardita Reçi, Universiteti i Shkodrës
  • E shkuara e tashme: Trajtimi i periudhës komuniste në median shqiptare bashkëkohore
    Dr. Jonila Godole, Universiteti i Tiranës
  • 10:15–11:30   Seanca e dytë: Transformimi i gjuhës dhe i imazheve në media dhe letërsi • Moderator: Prof. As. Mark Marku, Universiteti i Tiranës
  • Ndryshimet gjuhësore në debatin mediatik para dhe pas viteve 1990
    Kandidate PhD Elona Limaj, Albanian University
  • E tashmja e një komunizmi të shkuar
    PhD Irena Myzeqari, Universiteti Europian i Tiranës
  • Politikat e kujtesës në Shqipërinë postkomuniste: 'Gruaja e re' në median bashkëkohore
    Kandidate PhD Irida Vorpsi, Universiteti i Tiranës/Universiteti i Vjenës
  • 11:30–11:45   Pushim/Kafe
  • 11:45–13:00   Seanca e tretë: Media dhe Kujtesa: Perspektiva ndërkombëtare • Moderator: Dr. Trudy Anderson, Universiteti Europian i Tiranës
  • Ndryshimet diskursive për kujtimin e komunizmit në Rumani
    Dr. Alina Thiemann, e ftuar, Instituti për Kërkime Sociale, Frankfurt am Main
  • Rënia e regjimit komunist në Shqipëri sipas mediave italiane në fillimin e viteve 90
    Dr. Erka Caro & Sonila Danaj, Universiteti Jyvaskyla
  • Shqipëria komuniste në revistën Time, 1944–1989
    Dr. Belina Budini, Universiteti Europian i Tiranës
  • "Të vëzhgosh brenda bunkerit" – Shqipëria komuniste sipas New York Times
    Albert Gjoka, gazetar
  • 13:00–14:00   Dreka
  • 14:15–15:30   Seanca e katërt: Kujtesa në mediat e reja • Moderator: Dr. Rrapo Zguri, Universiteti i Tiranës
  • Kujtesa në trashëgiminë kulturore jomateriale dhe diversiteti jokulturor në aplikacionet multimediale në Shqipëri
    Dr. Shpend Bengu, Universiteti Europian i Tiranës
  • Kujtesa kolektive në rrjetet sociale
    Rashela Shehu, Universiteti i Tiranës
  • Mediat e reja dhe etika e përballjes
    Dr. Lori E. Amy, Universiteti i Xhorxhias së Jugut
  • 15:45–16:00   Pushim/Kafe
  • 16:00–17:15   Seanca e pestë: Kujtesa në media: Vështrime kritike • Moderator: Prof. Dr. Peter Gross, Universiteti i Tenesit, SHBA
  • Harresa kolektive, amnezia kolektive, sindroma postsovjetike dhe dokumentarët e fshehtë në Shqipëri
    Dr. Trudy Anderson (Universiteti Europian i Tiranës), Fabian Kati dhe Ilda Papajani
  • Kujtimi i "të shkuarës së lavdishme" – "peza n*fest"
    Dr. Enriketa Pandelejmoni (Papa), Universiteti i Tiranës
  • Kush vdiq? Roli i medias shqiptare në rikonfigurimin e kujtesës kolektive
    Dr. Jonila Godole (Universiteti i Tiranës) dhe Sonila Danaj (Universiteti Jyvaskyla)
  • Roli i medias në njohjen dhe/ose përnderimin e krimeve të komunizmit
    Dr. Agron Tufa, Universiteti i Tiranës
  • 17:30–18:00   Seanca përmbyllëse: Përfundime dhe hapa të mëtejshËm
  • 19:00   Darka e konferencës
  • Më tej   PREZANTIMI I POSTERAVE
  • Disidenca, kujtesa dhe nostalgjia në Rumaninë (post)komuniste. Dy raste nga shkolla Păltiniş
    Dr. Dinu Gabriel Munteanu
  • Analizë krahasuese: Ruanda, Gjermania dhe Bosnje-Hercegovina
    Naida Softic
  • Nën kontroll totalitar? Fushëveprimi i korrespondentëve lokalë të shtypit në Shqipërinë komuniste të viteve 1970 dhe 1980
    Idrit Idrizi
  • Intertekstualiteti si mjet për ndërtimin e kujtesës kolektive në një ese të revistës moderne ukrainase
    Tetyana Ivanykha dhe Hanna Polyakova Zaporizhzhya, Universiteti Shtetëror, Ukrainë
  • Ndikimi i televizionit italian në rënien e regjimit komunist në Shqipëri
    PhD Lorena Liçenji, Universiteti Europian i Tiranës

FOTO dhe video

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube