Hebrenjtë në Shqipëri

Vështrime të kryqëzuara

 

 

Data:

27 janar 2017

Gjuhët e konferencës:

Shqip, anglisht

Vendndodhja:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Salla "Aleks Buda"
Adresa: Rr. "Murat Toptani", Tiranë

 

Kultura hebraike gjendet në vlerat e trashëgimisë shqiptare në disa forma. Prej më shumë se dy mijë vjetësh, gjurmë të saj hasen në arkeologji, në gjuhësi (toponimia e leksiku liturgjik), etnologji e folklor, në besim e rite, në objektet e kultit etj. Ka të paktën 300 vende ku gjenden faltore dhe përmendore të kulturës material-fetare hebraike në Shqipëri si dëshmi të saj dhe në trashëgiminë tonë të eposit të kreshnikëve.

Hebrenjtë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një fakt të rëndësishëm historik në raportet mes dy popujve. Këtu gjetën strehë e shpëtim si rrallëkund në botë afro 3.000 persona prej katastrofës që shkaktoi judeofobia naziste. Megjithëse një periudhë e gjatë kohore e patrajtuar ose e trajtuar shkarazi nga studiuesit, pranisë së tyre kulturore sot mund t'i qasemi nga këndvështrime të ndryshme që kanë të bëjnë sa me ruajtjen e identitetit të tyre aq edhe me integrimin me kulturën e popullin e vendit pritës.

Si pjesë e projektit ndërkombëtar REMSHOA, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me LUISS dhe Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë do të organizojë më 27 Janar 2017, në ditën e Përkujtimit të Holokaustit, konferencën: Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të kryqëzuara.

Aktiviteti synon të sjellë pikëpamje nga historia, letërsia, media, muzika etj. të rolit të kulturës hebraike në Shqipëri. Ky aktivitet vjen, së pari, si një thirrje për të vendosur theksin te rëndësia e trajtimit të kësaj teme, dhe së dyti, edhe si një mesazh për rëndësinë e promovimit të diversitetit kulturor në shoqëritë që synojnë të promovojnë vlerat demokratike. Një vështrim mbi atë që është shkruar dhe nuk është shkruar mbi kulturën hebraike në Shqipëri deri më sot do të vendosë në dukje hapësirat ku duhet punuar më shumë në lidhje me këtë temë.

 

Pjesa I: Konferenca

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjesa II: Workshop

 

 

Konferencë DHE WORKSHOP

PARTNERËT

ORGANIZATORËT

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube