ask your grandparents

Winners announced for the "Ask Your Grandparents 6" competition

Published on

"Pyet Gjyshërit" është eventi që sjell ndikimin më të madh në ndërgjegjësimin për të shkuarën tek brezi i ri.

Edicioni i gjashtë i këtij konkursi organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri, pati 27 finalistë në ceremoninë finale nga 175 pjesëmarrës në total.

Të rinjtë u sfiduan në disiplinat e multimedies dhe rrëfimeve të shkruara, me shpërndarje gjeografike në të gjithë Shqipërinë, për të rrëfyer historitë e vendeve të panjohura dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e këtyre vendeve.

Prezantues të këtij edicioni ishin Alba Lloshi, gjimnaziste dhe fituese e çmimit të dytë në edicionin e kaluar të konkursit "Pyet Gjyshërit" dhe Markus Dalla Via, vullnetar nga Austria Service Abroad.

Në finalen plot emocione u shpërndanë 9 çmime, 2 çmime inkurajuese surprizë për finalistët, 1 çmim i rrjeteve sociale dhe 6 çmime të jurisë: 3 të treta, 2 të dyta dhe 1 çmim i parë.

Çmimi i parë i jurisë iu dha:

  • Engjëllushe Pashajt, nxënëse nga Shkolla e Mesme e Bashkuar "Dervish Hekali" Mallakastër, me punimin multimedial "309". Çmimi u dorëzua nga Jonila Godole, drejtore e IDMC-së dhe Fatmiroshe Xhemalaj, historiane dhe anëtare e jurisë.

Çmimi i parë nga rrjetet sociale iu dha:

  • Delton Zenelajt nga gjimnazi "Havzi Nela", Kukës, me punimin multimedial "Qyteti nëntokësor i Kukësit". Çmimi u dorëzua nga Albona Leka, pjesë e stafit organizativ të "Pyet Gjyshërit".

Çmimet e dyta iu dhanë:

  • Joana Teneqexhi, me punimin multimedial "Mua më kujtohen: Shtëpitë në komunizëm". Çmimi u dorëzua nga ambasadori gjerman, Karl Bergner.
  • Matias Grishajt, me një ese për muzeun ateist në Shkodër. Çmimi u dorëzua nga ambasadori austriak, Christian Steiner.

Çmimet e treta iu dhanë:

  • Georgios Giakoumis, me hulumtimin për Manastirin e Pepelit në Dropull. Çmimi u dorëzua nga drejtuesi i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Norbert Beckmann-Dierkes.
  • Rosela Kasos, me një shkrim për fshatin kufitar të Vidohovës. Çmimi u dorëzua nga historiani dhe ish-drejtuesi i KAS-it, Thomas Schrapel dhe gazetari e anëtari i jurisë, Agim Baçi.
  • Arla Pezës, me punimin multimedial për kampin e Tepelenës. Çmimi u dorëzua nga Gëzim Peshkopia, ish-i përndjekur politik dhe Vojsava Kumbulla, koordinatore e mësuesve dhe drejtuese e Shoqatës së Mësuesve të Historisë në Shqipëri.

Çmimet inkurajuese iu dhanë:

  • Era Nergutit, me një shkrim për minierën e Gjegjanit në Kukës;
  • Bjorna Filopatit, me një shkrim dhe instalacion për bunkerët në Shqipëri, nga qyteti i Rrëshenit.
    Çmimet u dorëzuan nga koordinatorja e konkursit "Pyet Gjyshërit", Oriada Dajko.

Ndër të tjera, surprizë e këtij viti ishte dhe mundësia që do t’u jepet fituesve të edicionit VI të "Pyet Gjyshërit" për të kryer një udhëtim në Riga, kryeqytetin e Letonisë e për të marrë pjesë në Samitin që do të kryhet atje, lajmërim ky i transmetuar prej vetë drejtueses së EUSTORY, Katja Fausser, përmes një videoje përshëndetëse.

Çmimet në vlerë monetare, me të cilat u shpërblyen të rinjtë finalistë dhe fitues, u financuan nga partneri i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë: Raiffeisen Bank.
Në mbyllje, falënderojmë të gjithë të rinjtë pjesëmarrës duke vlerësuar jo vetëm punimet e tyre, por edhe gjithë procesin krijues e reflektues për të arritur në këto punime kaq cilësore.