Fëmijët e diktaturës
Një DOKUMENTAR për kujtesën


Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" është prodhuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, me regji të Besnik Bishës. Filmi ka në qendër fatin e katër personave në mosha të ndryshme që lindën dhe kaluan fëmijërinë e tyre në burgje apo vende të internimit: Simon Mirakaj, Alma Liço, Ritvana Mena dhe Lurian Mena.

Ata i përkasin brezave të ndryshëm dhe sjellin për publikun shqiptar dhe të huaj një qasje autobiografike ndaj sistemit. Ky dokumentar, i realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, dega Regji, synon të rrisë ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi pasojat e diktaturës ku edhe foshnjat dënoheshin sipas ligjeve të kohës si "armiq të popullit".

Ky film do të shfaqet gjatë 2017-ës në institucione edukative dhe takime publike, dhe është i pajisur me titra shqip dhe anglisht.

Çdo institucion i interesuar për shfaqjen e dokumentarit në aktivitete edukative mund të kontaktojë IDMC-në në office@idmc.al.

 

Trailer:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube