dokumentari fëmijët e diktaturës

Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" në Berat

Publikuar më

IDMC prezantoi më 11 prill 2019 dy vëllimet e manualit pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" dhe "Manualin mbi historinë gojore", para mësuesve të rrethit të Beratit. Ndër të tjera mësuesit e Beratit u njohën me punën e IDMC në ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e krimeve te diktaturës. IDMC i inkurajoi ata t'i përfshijnë nxënësit në projekte kreative që synojnë reflektimin e tyre mbi të shkuarën.

Ditën e dytë në Berat, më 12 prill 2019, IDMC akordoi një certifikatë mirënjohje për shkollën "Drita e Dijes" në Berat, për kontributin e dhënë nga shkolla për reflektimin e të rinjve mbi të shkuarën komuniste përmes angazhimit të tyre në konkursin kombëtar "Pyet Gjyshërit". Në këtë aktivitet IDMC shfaqi edhe dokumentarin "Fëmijët e diktaturës". Pas shfaqjes së dokumentarit, të rinjtë patën mundësinë të bisedonin me Ritvana Mena, personazh i dokumentarit si dhe me Dr. Jonila Godole për rëndësinë e informimit mbi të shkuarën e vendit.