Ditët e Kujtesës V

13–20 SHKURT 2020, TIRANË

#ditëtekujtesës2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të dashur miq dhe kolegë,

 

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në edicionin e pestë të aktivitetit DITËT E KUJTESËS, që do të organizohet në Tiranë në datat 13–20 shkurt 2020.

Komunizmi shqiptar mbahet si një nga sistemet më represive në Europën Lindore duke u cilësuar shpesh si "regjim stalinist". Aktivitetet gjatë "Ditëve të Kujtesës", në bashkëpunim me aktorë të tjerë si ISKK, PEMC, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, "kujto.al", ALBNA etj.,  synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për pasojat e krimeve të dikaturës dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën përmes debateve, ekspozitave, konferencave ndërkombëtare, prezantimeve të librave, workshop-eve, vizita në vendet e kujtesës etj.

 

Aktivitetet e këtij viti do të jenë të larmishme, ndër të tjera:

  • Ceremonia e hapjes së DITËVE TË KUJTESËS, 13 shkurt
  • Diskutim në panel: "Represioni dhe Stalinizmi në Shqipëri dhe Europën Lindore", 13 shkurt
  • Ekspozita: "Totalitarizmi në Europë", 13–20 shkurt
  • Konferenca ndërkombëtare: "Mësimi i Historisë dhe Kurrikula Shkollore pas 1990-ës", 14 shkurt
  • Ekspozita: "Dritë përtej Errësirës" në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër, 15 shkurt
  • Prezantimi i librave mbi diktaturën, 17 shkurt
  • "Persekutimi i Popullit Çam Gjatë Regjimit Komunist", 18 shkurt
  • Projekti: "Krijimi i Qendrës për Drejtësi dhe Transformim në Universitetin e Tiranës", 18 shkurt
  • Ceremoni përkujtimore në Burgun e Gjirokastrës, 19 shkurt
  • Shfaqja e dokumentarit: "Fëmijët e Diktaturës", 19 shkurt
  • Prezantimi digjital i Hartës së Vendeve të Vuajtjes, 20 shkurt
  • Ceremonia e Çmimeve – "Pyet Gjyshërit", 20 shkurt

 

Informacione për aktivitetet në kuadër të "Ditëve të Kujtesës":

Programi i plotë i aktiviteteve (në anglisht, 0.8 MB)

 

Për një ide më të qartë të aktivitetit, ju lutemi konsultoni edhe edicionet e kaluara të DITËVE TË KUJTESËS 2016201720182019 ose na shkruani në office@idmc.al.

 

Ju mirëpresim,

Stafi i IDMC-së

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2020 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube