njoftime

Dialogu qytetar: Sfidat në përballjen me keqinformimin

Publikuar më

Në datën 4 nëntor, në Tiranë, u zhvillua një dialog qytetar #fromfaketocheck, ku mbi 90 pjesëmarrës ndanë eksperiencat dhe perspektivat e tyre në lidhje me çështjen e keqinformimit dhe lajmeve të rreme.

Pjesëmarrësit në këtë dialog qytetar treguan mënyrën si ata informohen dhe ndeshen me sfidat e keqinformimit. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ata ndanë njëkohësisht refleksionet mbi ndikimin e keqinformimit në formimin individual dhe sfidat që kjo sjellje përbën për shoqërinë.

Ky proces, ndonëse individual, u kthye në një sfidë të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së njëri-tjetrit në adresimin e çështjeve të keqinformimit. Grupet e punës u shfaqën si një pjesë e rëndësishme e aktivitetit, ofruar si platformë për të shprehur eksperiencat dhe reflektimet personale.

  • Siç u përmend më parë, mbi 90 pjesëmarrësit e angazhuar në dialogun qytetar "From Fake to Check" kontribuan me sukses me idetë, përvojat dhe eksperiencën e tyre.
  • Ky aktivitet u asistua edhe nga ekspertët medies dhe komunikimit, si Neritan Sejamini, Jonila Godole, Valbona Bezati dhe Belina Budini, të cilët pasuruan dialogun me njohuritë dhe reflektimet e tyre.

  • Në aktivitet me rëndësi ishte dhe përkushtimi i facilitatorëve Rashela Shehu, Ergisa Zyka, Mirela Sheraj, Erblin Vukaj dhe Jozita Zhura në organizimin e informacioneve, ideve dhe eksperiencave të secilit pjesëmarrës.

"From Fake to Check" është një projekt inovativ drejtuar nga Missions Publiques në bashkëpunim me katër partnerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Lançuar në prill 2023, ky projekt financohet nga Zyra Federale e Jashtme Gjermane. Kjo nismë mbështet angazhimin e Zyrës për luftën kundër kërcënimeve të dezinformimit, si dhe mbështetjen strategjike të Ballkanit Perëndimor në dritën e procesit të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, ju ftojmë të gjithëve të ndiqni diskutimet e ardhshme që na presin në të ardhmen e afërt. 

IDMC

IDMC

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse dhe joqeveritare e themeluar në vitin 2014 në Tiranë, që frymëzon dhe mbështet projekte për të fuqizuar vlerat demokratike, rolin e medies dhe reflektimin shoqëror përmes kujtesës historike.

Gjithë postimet