40 finalistët e "Pyet Gjyshërit 4" vizitojnë vende kujtese të regjimit komunist

Dita e parë
Vizitë në "BunkArt 2"
Dita e parë studimore nisi me vizitën në "BunkArt 2" një ekspozitë video muzeale dedikuar viktimave të terrorit komunist.
Dita e dytë
Vizitë studimore në ish-burgun e Spaçit
Të rinjtë e ardhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës vizituan ambientet e ish-burgut famëkeq të Spaçit dhe biseduan me z. Gjet Gjoci që është kujdesur për këtë godinë për më shumë se 18 vite. Ai u tregoi historitë dhe torturat barbare të kryera ndaj të burgosurve politikë përgjatë regjimit komunist.
Dita e tretë
Vizitë në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër
Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës hapi dyert për të rinjtë dhe i dha atyre mundësinë të vizitonin një godinë të ndërtuar më 1930 si kolegj për fretërit françeskanë. Pasi komunistët morën pushtetin në vitin 1945, në të u vendos Dega e Punëve të Brendshme dhe për më shumë se një dekadë aty janë arrestuar, rrahur e dhunuar dhjetëra opozitarë të regjimit komunist, ndër ta gra, murgesha dhe priftërinj. Pjerin Mirdita i njohur me ambientet, të cilat tashmë janë kthyer në muze, si dhe në historitë e ndodhura aty.
Dita e katërt
Vizitë te shtëpia e Musine Kokalarit dhe te ish-burgu
Vizita studimore në jug nisi te shtëpia e Musine Kokalarit që themeloi pas Luftës II Botërore Partinë Socialdemokrate dhe u përball me përndjekjen e komunizmit. Ngjitja në kalanë e qytetit të Gjirokastrës do të ishte destinacioni i fundit me qëllimin për të parë ambientet e ish-burgut politik, ku Z.Jorgo Masho (ish-i përndjekur politik) do ti njihte të rinjtë më dëshmi nga eksperienca e tij si ish-i dënuar në këtë burg. Ndalesa e fundit u mundësua në fshatrat e internimit të qytetit të Lushnjës që lidhet gjithashtu me kujtesën historike nga periudha e komunizmit.